Ndërlidhjet

Deputetët e rinj të PDK-së në sallën plenare. 15 prill 2025.
Deputetët e rinj të PDK-së në sallën plenare. 15 prill 2025.

Çfarë ndodhi në seancën konstituive të Kuvendit?

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar, pasi deputetët nuk e kanë votuar raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve.

Kryesuesi i seancës tha se do t'i drejtohen presidentes, Vjosa Osmani, se si të veprohet më tutje.

PDK-ja dhe LDK-ja nuk po e pranojnë dorëheqjen e dorëzuar nga Albin Kurti dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë, që janë zgjedhur deputetë. Kurti i ka akuzuar këto parti për "sulm brendainstitucional".

Në seancën konstituive duhej që deputetët, pas miratimit të raportit, të bënin betimin dhe të zgjidhinin kryetarin dhe nënkryetarët.

17:37 15.4.2025

Lexues të nderuar,

Më poshtë po iu sjellim një video përmbledhëse të asaj që ndodhi të martën në Kuvendin e Kosovës, kur dështoi konstituimi i legjislaturës së nëntë të organit ligjvënës.

Me këtë përmbledhje, po e përmbyllim mbulimin e drejtpërdrejt të zhvillimeve në Kuvend.

Faleminderit që na ndoqët!

Përplasja rreth dorëheqjes së Qeverisë: Nuk ka betim e as konstituim të Kuvendit
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:48 0:00
XS
SM
MD
LG