Ndërlidhjet

Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

As përpjekja e 12-të s’e zhbllokon ngërçin në Kuvend

Deputetët dështuan edhe në përpjekjen e 12-të për ta konstituuar Kuvendin pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Procesi ka ngecur prej javësh pasi partia fituese, LVV, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Ajo shihet nga disa parti parlamentare si "figurë përçarëse", por LVV ngul këmbë se ajo është kandidate meritore.

Seanca dështoi për herë të 12-të sepse nuk u votua një komision për votim të fshehtë për kryeparlamentar.

Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.

08:55 7.5.2025

Përshëndetje të nderuar lexues,

Mirë se vini në mbulimin e drejtpërdrejtë të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e nisur më 15 prill.

Ekipi i Radios Evropa e Lirë do t’ju sjellë në kohë reale zhvillimet lidhur me tentimin e 12-të radhazi për konstituimin e legjislaturës së nëntë.

XS
SM
MD
LG