Të parët nga 10.000 trupat meksikane në kufirin me SHBA-në
- Reuters
Qindra ushtarë meksikanë patrullojnë përgjatë kufirit me Shtetet e Bashkuara, si pjesë e një marrëveshjeje që ndaloi tarifat e SHBA-së për importet meksikane me kusht që vendi i Amerikës Latine të godasë trafikun e fentanilit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Pjesëtarët e Gardës Kombëtare Meksikane duke patrulluar pranë murit kufitar midis Meksikës dhe SHBA-së.

6
Një pjesëtar i Gardës Kombëtare të Meksikës mban një armë në Aeroportin Ndërkombëtar Abelardo L. Rodriguez, Meksikë 2 shkurt, si pjesë e një marrëveshjeje që ndaloi tarifat e SHBA-së për importet meksikane me kusht që vendi i Amerikës Latine të godasë trafikun e fentanilit.

7
Kontingjenti nga Garda Kombëtare e Meksikës gati për të hipur në një autobus pas zbarkimit nga një aeroplan.

8
Të shtyrë nga presioni në rritje nga SHBA-ja për t'i bllokuar emigrantët që nisen drejt veriut, në vitet e fundit autoritetet meksikane i kanë grumbulluar emigrantët nga mbarë vendi dhe i kanë dërguar në jug të Meksikës, një strategji që disa ekspertë e kanë parë si përpjekje për të dekurajuar emigrantët, në mënyrë që ata të mos tentojnë të kalojnë për në SHBA.