Kryetarët në veri marrin detyrat
Nga 25 maji, të katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë, që dolën nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit. Kryetarët e Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit bënë betimin të enjten, ndërsa ai i Mitrovicës së Veriut u betua më 19 maj. Pjesëtarët e komunitetit serb i kanë bojkotuar zgjedhjet e një muaji më parë dhe kanë thënë se nuk do t'i pranojnë rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj.