Ndërlidhjet

Kryeministri holandez jep dorëheqje pasi lideri i së djathtës ekstreme braktisi koalicionin


Kryeministri i Holandës, Dick Schoof.
Kryeministri i Holandës, Dick Schoof.

Kryeministri i Holandës, Dick Schoof, ka thënë se do të japë dorëheqje të martën, vetëm disa orë pasi popullisti Geert Wilders, e ka larguar partinë e tij PVV nga koalicioni i krahut të djathtë.

Këto veprime pritet të rezultojnë me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Ministrat nga partia PPV e Wildersit do të largohen nga kabineti, ndërsa ministrat tjerë do të vazhdojnë punën e Qeverisë në detyrë.

Zgjedhjet e reja nuk priten të mbahen para tetorit, dhe formimi i Qeverisë së re zakonisht merr muaj në hapësirën e përçarë politike të Holandës.

Këto zhvillime vijnë teksa po përforcohen bindjet e krahut të djathtë në Evropë, për shkak të zemërimit për migrimin dhe koston e jetës.

Këto tema kanë krijuar ndasi në Evropë dhe kjo do të mund të reflektohet në tema tjera, sikurse ajo e Rusisë, apo në politikat kundrejt administratës së presidentit amerikan, Donald Trump.

Wilders ka thënë më herët gjatë të martës se partia e tij do të largohet nga koalicioni pasi tri partitë tjera nuk kanë gatishmëri për t’i mbështetur idetë e tij për azilin dhe migrimin.

“Asnjë nënshkrim për planet tona të azilit. PVV largohet nga koalicioni”, ka thënë Wilders në një postim në X.

Partitë tjera në koalicion tani do të kenë mundësi të provojnë të funksionojnë si qeveri e pakicës, ndonëse nuk pritet të ndodhë diçka e tillë.

Partitë opozitare kanë bërë thirrje menjëherë për zgjedhje të reja.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG