Ndërlidhjet

KQZ: Të martën fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë


Anëtarët e një komisioni zgjedhor numërojnë fletëvotimet gjatë zgjedhjeve parlamentare, në Prishtinë, Kosovë, 9 shkurt 2025.
Anëtarët e një komisioni zgjedhor numërojnë fletëvotimet gjatë zgjedhjeve parlamentare, në Prishtinë, Kosovë, 9 shkurt 2025.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi se numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga zgjedhjet parlamentare të kësaj fundjave, do të fillojë më 11 shkurt.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për Radion Evropa e Lirë se, në të njëjtën kohë, do të bëhet edhe verifikimi i rezultatit të subjekteve politike nga këto zgjedhje.

Elezi tha se pas përfundimit të këtyre procedurave, KQZ-ja do ta fillojë numërimin e votave jashtë Kosovës, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta. Mbi 104.000 votues u regjistruan për të votuar jashtë Kosovës në këto zgjedhje.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit garuan 1.280 kandidatë nga 28 subjekte politike për t’u zgjedhur në Kuvendin me 120 ulëse.

*Video: Se kush ishin fituesit e kush humbësit e zgjedhjeve të 9 shkurtit, shikoni videon më poshtë:

Fituesit dhe humbësit e zgjedhjeve
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:04:43 0:00

Ndërkohë, kur janë numëruar mbi 99 për qind e votave vetëm për subjektet politike, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, i ka fituar 40.81 për qind të votave, sipas KQZ-së.

Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës i ka fituar 22.16 për qind të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës i ka siguruar 17.60 për qind të votave.

Koalicioni mes Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës dhe NISMA-s, fitoi 7.46 për qind të votave. Ndërkohë, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës, i fitoi 4.43 për qind të votave.

Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin zgjedhjet e para të rregullta që Kosova ka mbajtur që nga shpallja e pavarësisë.

Vëzhguesit thanë se zgjedhjet ishin të qeta, me disa parregullsi, por pa incidente të mëdha.

Dalja ishte 40.59 për qind e mbi 1.9 milion votuesve me të drejtë vote në Kosovë. Paraprakisht, për këto zgjedhje kanë votuar edhe diaspora, përmes postës, por edhe fizikisht në disa përfaqësi diplomatike të Kosovës në botë.

Në garë ishin 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur për përbërjen e re prej 120 ulësesh të Kuvendit të Kosovës, institucion që më pas do të zgjedhë ekzekutivin e ri.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG