Ndërlidhjet

Kosova e mposht Izraelin në një ndeshje të luajtur nën masa të mëdha sigurie


Kosova fiton ndaj Izraelit në një ndeshje me masa të rrepta të sigurisë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:24 0:00

VIDEO: Sulmuesi Milot Rashica ishte ai që e bëri dallimin në një mbrëmje të ftohtë me shi.

Kosova e mposhti 1:0 Izraelin të dielën në një ndeshje kualifikuese për Euro 2024 nën masa të rrepta sigurie në Prishtinë, e cila ishte e para për kombëtaren izraelite prej se nisi lufta mes Izraelit dhe grupit palestinez Hamas - i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja - më 7 tetor.

Autoritetet kosovare i rritën masat e sigurisë prej kur futbollistët izraelitë mbërritën në Kosovë të premten dhe i shtoi ato në ditën e ndeshjes të dielën, duke bllokuar rrugët përreth stadiumit Fadil Vokrri dhe duke kryer kontrolle të rrepta për tifozët me bileta. Ajo njoftoi se do të ndalohet “çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar.”

Ndeshja ishte paparë të luhej më 15 tetor, por u shty për 12 nëntor pasi luftëtarët e grupit radikal palestinez i sulmuan qytetet e Izraelit jugor, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke i rrëmbyer mbi 240 të tjerë. Ky sulm nxiti luftë dhe bombardime të pareshtura hakmarrëse të Izraelit në Rripin e Gazës, ku u vranë mbi 11.000 palestinezë, sipas së Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.

Një numër shumë i vogël i tifozëve shkuan në Stadiumin Fadil Vokrri, i cili zë 14 mijë tifozë, për ta parë këtë ndeshje, që është e pazakontë duke e ditur përkrahjen që ekipi kombëtar dardan gëzon kur luan në shtëpi.

Por, forma e dobët e kombëtares dhe moti i keq, si dhe rrethanat në të cilat u zhvillua ajo mund të kenë ndikuar.

Pak orë para ndeshjes, një slogan i madh me mbishkrimin “Free Palestine”, apo në shqip “Liri për Palestinën”, u vendos në ndërtesën e Hotelit Grand në qendër të qytetit pranë një flamuri ukrainas nga grupi aktivist Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist - por u hoq shpejt.

Një numër shumë i vogël i tifozëve shkuan në Stadiumin Fadil Vokrri, i cili zë 14 mijë tifozë.
Një numër shumë i vogël i tifozëve shkuan në Stadiumin Fadil Vokrri, i cili zë 14 mijë tifozë.

Disa ditë para kësaj ndeshjeje, një grup pro-palestinez kishte kërkuar leje për protestë paqësore në ditën e ndeshjes, por Policia e hodhi poshtë kërkesën e tyre për shkaqe sigurie.

Trajneri dhe kapiteni i Izraelit thanë të shtunën se ekipi kombëtar i Izraelit ndihet i "sigurt dhe i rehatshëm" në Kosovë.

"Ndihemi të sigurt në Kosovë" – Kombëtarja e Izraelit kërkon që fokusi i ndeshjes të jetë në lojë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:50 0:00

Milot Rashica bën dallimin

Sulmuesi Milot Rashica ishte ai që e bëri dallimin në një mbrëmje të ftohtë me shi dhe në një fushë të përbaltur në kryeqytet, e cila ua vështirësoi të luajturit futboll të dy ekipeve.

Rashica e kaloi Kosovën në epërsi 1:0 pak para pushimit mes pjesëve, duke i ikur mbrojtjes vizitore pasi u asistua nga sulmuesi Vedat Muriqi.

Kosova është pothuajse e pashpresë në përpjekjet e saj për ta siguruar pjesëmarrjen në një turne të madh për herë të parë në historinë e ekipit kombëtar, prej pranimit të saj në FIFA dhe UEFA më 2016, por kjo fitore e mban ende në lojë për kualifikim matematikisht.

Fusha e përbaltur dhe rënduar nga shiu i madh në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet ua vështirësoi të luajturit futboll të dy ekipeve.
Fusha e përbaltur dhe rënduar nga shiu i madh në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet ua vështirësoi të luajturit futboll të dy ekipeve.

Verdhekaltrit kanë ngelur shumë mbrapa rivalëve në garë për Kampionatin Evropian 2024, i cili mbahet në Gjermani verën e ardhshme, dhe tani mban pozitën e katërt në Grupin I kualifikues me 10 pikë, pra gjashtë dhe pesë pikë larg dy vendeve të para në grup që çojnë në Euro 2024, të cilat mbahen nga Rumania dhe Zvicra, përkatësisht.

Ajo do t'i ketë edhe dy ndeshje deri në fund të fushatës kualifikuese.

Në këtë ndeshje, kombëtares kosovare i mungojnë disa lojtarë kyçë, si kapiteni Amir Rrahmani dhe sulmuesi Edon Zhegrova.

Izraeli, ndërkohë, kishte mundësi shumë më të mëdha për kualifikim para kësaj ndeshjeje, dhe tha se erdhi në Kosovë për të fituar për shumë arsye.

Dy tifozë izraelitë duke qëndruar pranë bustit të legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri, pranë stadiumit i cili mban emrin e tij, para ndeshjes mes Kosovës dhe Izraelit në kualifikime për Euro 2024, 12 nëntor 2023.
Dy tifozë izraelitë duke qëndruar pranë bustit të legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri, pranë stadiumit i cili mban emrin e tij, para ndeshjes mes Kosovës dhe Izraelit në kualifikime për Euro 2024, 12 nëntor 2023.

Ajo kërkonte fitore edhe për izraelitët në atdhe, midis luftës së vazhdueshme mes vendit të tyre dhe Hamasit.

I pyetur në një konferencë për media në Prishtinë të shtunën nëse kjo ndeshje është barrë për ta, trajneri i Izraelit Alon Hazan e cilësoi atë si mundësi për t’i bërë izraelitët në atdhe të lumtur në një kohë të vështirë lufte.

Por, me këtë humbje, Izraeli ngel në vendin e tretë me 11 pikë, katër larg vendit që dërgon në Euro 2024.

Kosova ishte ekip më i mirë në pjesën e parë dhe krijoi epersinë e merituar në minutën e 41-të. Pas pushimit mes pjesëve, Izraeli nisi ta marrë në dorë lojën dhe të mbizotërojë në një fushë të rëndruar, por pa krijuar raste të mira shënimi. Lëndimi i Muriqit herët në pjesën e dytë bëri që Kosova të tërhiqet mbrapa për ta ruajtur epërsinë.

I pyetur në një konferencë për media në Prishtinë të shtunën nëse kjo ndeshje është barrë për ta, trajneri i Izraelit Alon Hazan e cilësoi atë si mundësi për t’i bërë izraelitët në atdhe të lumtur në një kohë të vështirë lufte.

Kosova do të përballet me Zvicrën dhe Bjellorusinë në dy ndeshjet e mbetura në këto kualifikime, ndërsa Izraeli me Zvicrën, Rumaninë dhe Andorrën - të dyja në kërkim të mrekullisë për ta arritur kualifikimin.

XS
SM
MD
LG