Disa orë para hyrjes së paralajmëruar në fuqi të dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës, të cilat kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe, serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar të dielën me kamionë rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare Bërnjak dhe Jarinjë.
Bllokada në veri nëpërmjet fotografive

9
Kamionë dhe automjete tjera duke penguar qarkullimin rrugor në Rudarë të Zveçanit.

10
Një rrugë alternative që qytetarët po përdorin nga pikëkalimi kufitar i Jarinjës në drejtim të Mitrovicës së Veriut, pas nisjes së bllokimit të rrugëve në veri të Kosovës.