Ndërlidhjet

Kosova dhe SHBA-ja diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit në mbrojtje


 Kosovo- Ministry of Defense Armed Mehaj during the meeting with Deputy Assistant Secretary, Laura Cooper.
Kosovo- Ministry of Defense Armed Mehaj during the meeting with Deputy Assistant Secretary, Laura Cooper.

Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë diskutuar për avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, atë kibernetike dhe rritjen e pjesëmarrjes në misione dhe ushtrime të përbashkëta.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj ka takuar në Uashington të SHBA-së, Laura Cooper, zëvëndës-asistente e Sekretarit të Mbrojtjes.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes, Mehaj dhe Cooper janë dakorduar edhe për veprime konkrete në blerjet ushtarake përmes programit të shitjes së armatimit (FMS) të SHBA-së.

“Gjithashtu, ministri Mehaj e ritheksoi ofertën e Kosovës për SHBA-në për krijimin e një baze të përhershme ushtarake në Kosovë, për të kontribuar njëkohësisht në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në nivelin rajonal”, thuhet në njoftim.

“Partneriteti me SHBA-në dhe mbështetja e pazëvendësueshme që më është konfirmuar është ngjarje historike për të ardhmen e sigurtë të vendit tonë dhe gjithë rajonit”, citohet të ketë thënë Mehaj.

Ndërsa, Cooper ka konfirmuar përkrahjen për Kosovën “si partnere dhe eksportuese e paqes në nivelin global, të dëshmuar edhe me rastin e bashkë-zbarkimit në misionin paqeruajtës përkrah ushtrisë amerikane në Kuvajt, si dhe rolin e madh në nivelin rajonal”.

Në dhjetor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet ligjore, për të ndryshuar mandatin e FSK-së. Kësaj force është thënë se do t’i nevojitet një periudhë kohore prej dhjetë vjetësh për t’u transformuar në ushtri me kapacitete të plota.

Forca e Sigurisë, deri më tash ka siguruar pajisje ushtarake të llojllojshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Britania e Madhe, por edhe nga vende të tjera, të cilat janë pjesë e aleancës së NATO-s.

Qeveria e Kosovës është zotuar që në vitin 2022 do të ndajë mbi 100 milionë euro për FSK-në.

Kosova, në bashkëpunim me forcat amerikane, dërgoi në mars në Kuvajt një kontingjent të FSK-së, që është misioni i parë jashtë vendit i kësaj force.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG