Në Kosovë ka filluar fushata e korrje-shirjeve të grurit. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) në vend janë mbi 80 mijë hektarë të mbjella me grurë. Nga gruri i mbjellë, Kosova siguron rreth 30-40 për qind të konsumit vendor, pjesa tjetër mbulohet nga importi, që kryesisht vjen nga Serbia.
Korrje-shirjet përmes fotove

1
Një kombajnë korr grurin në afërsi të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës.

2
Një lagje në periferi të Prishtinës, gjendet pranë fushave të mbjella me grurë.

3
Një kamion transporton grurin e korrur në afërsi të Prishtinës.

4
Fusha të mbjella me grurë në afërsi të Prishtinës.