Koronavirusi – një fatkeqësi pa datë

11 Mars 2021
Krenare Cubolli

Shpërthimi i koronavirusit nuk dihet kur ka ndodhur.

Për dallim nga fatkeqësitë tjera që janë regjistruar në botë, sikurse luftërat botërore, shpërthime vdekjeprurëse, apo tërmete të fuqishme, koronavirusi nuk dihet se kur ka dalë nga tregu i kafshëve.

Megjithatë, secili mund të gjejë shembuj të ndryshëm për të shënuar njëvjetorin e pandemisë.

Në mesin e tyre, dita kur Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur koronavirusin pandemi, kur është paraqitur rasti i parë në vendlindje, shkuarja për herë të fundit në zyrë, udhëtimi i fundit, darka e fundit në restorant apo vdekja e parë në qytet.

Ndonëse përbën një nga kërcënimet më të mëdha për botën, koronavirusi ka një prej strukturave më të vogla në planet.

Copëzat e tij janë më të vogla se rruazat e kuqe dhe apo të bardha të gjakut.

Të pamundshme që të shihen me sy të lirë.

Pamjet mikroskope të koronavirusit, i pranishëm në trupin e një pacienti amerikan.
Pamjet mikroskope të koronavirusit, i pranishëm në trupin e një pacienti amerikan.

Jeta dhe vdekja

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, një vit pas shpërthimit, koronavirusi ka infektuar mbi 117 milionë persona dhe ka lënë të vdekur mbi 2.6 milionë pacientë.

Një zonë e ndarë në tërësi për viktimat me koronavirus në Indonezi.
Një zonë e ndarë në tërësi për viktimat me koronavirus në Indonezi.

Prandaj për persona me përvoja të tilla, jeta mund të mos jetë më kurrë e njëjtë.

Dy infermiere duke e përjetuar rëndë vdekjen e kolegut të tyre.
Dy infermiere duke e përjetuar rëndë vdekjen e kolegut të tyre.

Por, krahas numrit të madh të viktimave, jetë të reja janë regjistruar çdo ditë.

Fëmijët e “Gjeneratës COVID”, mund të kenë qenë disa prej pak gjërave të mira të vitit 2020.

Një infermiere duke u përkujdesur për një foshnje të sapolindur.
Një infermiere duke u përkujdesur për një foshnje të sapolindur.

Heronjtë e pandemisë

Punëtorët shëndetësorë janë përshëndetur vazhdimisht për punën e tyre heroike. Në vijë të parë të frontit, punë me orare të gjata dhe me shumë plagë shpirtërore e fizike, pamja e tyre ka qenë e ngjashme sikurse kjo infermiere.

Një punëtore shëndetësore, 53-vjeçare, me fytyrë të plagosur nga pajisjet për mbrojtje nga koronavirusi.
Një punëtore shëndetësore, 53-vjeçare, me fytyrë të plagosur nga pajisjet për mbrojtje nga koronavirusi.

Rruga drejt shërimit pas mposhtjes së COVID-19

Shërimit të një pacienti nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi, i gëzohen të gjithë.

Madje me raste, festa nis në spital.

Një 69-vjeçar duke u larguar me gëzim nga një spital në Brazil
Një 69-vjeçar duke u larguar me gëzim nga një spital në Brazil

Mirëpo jo secilën herë gjithçka mbaron aty.

Pacientët që kanë mposhtur këtë sëmundje, më vonë kanë raportuar për probleme tjera shëndetësore:

Një pacient duke marrë trajtime shtesë pas shërimit nga koronavirusi
Një pacient duke marrë trajtime shtesë pas shërimit nga koronavirusi

Adaptimi me jetën në pandemi

Për një vit njerëzit kanë mësuar shumë:

Një nënë duke iu ndihmuar fëmijëve të saj për t’u përgatitur për mësim nga shtëpia
Një nënë duke iu ndihmuar fëmijëve të saj për t’u përgatitur për mësim nga shtëpia
Djali i një 97-vjeçare duke biseduar me nënën, me një ndalesë plastike në mes.
Djali i një 97-vjeçare duke biseduar me nënën, me një ndalesë plastike në mes.
Një grua duke punuar nga shtëpia në Holandë.
Një grua duke punuar nga shtëpia në Holandë.

Jeta në izolim

Mbyllja brenda mureve të shtëpisë ka testuar durimin e secilit.

Por, fëmijë si Bianca ia kanë dalë disi.

 Mësuesi italian Marzio Toniolo duke fotografuar vajzën e tij dyvjeçare Bianca, duke ia lyer thonjtë, derisa nëna e vogëlushes rri në ballkon.
Mësuesi italian Marzio Toniolo duke fotografuar vajzën e tij dyvjeçare Bianca, duke ia lyer thonjtë, derisa nëna e vogëlushes rri në ballkon.

Shkrirja e dallimit punë-shtëpi

Dhomat e gjumit janë kthyer në zyra dhe pak njerëz janë kujdesur për pamjen fizike.

Një djalosh i vogël duke tentuar të aktrojë kinse është zjarrfikës pengon nënën e tij teksa punon nga shtëpia
Një djalosh i vogël duke tentuar të aktrojë kinse është zjarrfikës pengon nënën e tij teksa punon nga shtëpia

Mirëpo kur parukeritë janë hapur, dallimi ka qenë i qartë.

Para dhe pas prerjes së flokëve
Para dhe pas prerjes së flokëve

Çfarë tjetër ka ndryshuar?

Sheshi i zbrazët i Nju Jorkut.
Sheshi i zbrazët i Nju Jorkut.
Njerëzit duke shikuar nga makinat performacën “Lindja e Feniksit” në Jerusalem, në qiell të hapur.
Njerëzit duke shikuar nga makinat performacën “Lindja e Feniksit” në Jerusalem, në qiell të hapur.
Disa pjesëtarë të stafit duke vënë shenjat për distancë fizike në një sallë kinemaje.
Disa pjesëtarë të stafit duke vënë shenjat për distancë fizike në një sallë kinemaje.

Protesta kundër izolimit në gjithë botën

Të gjitha këto ndryshime kanë nxitur shumë shqetësime për shëndetin mendor.

Në këtë periudhë janë rritur raportimet për dhunë në familje, për rritje të depresionit dhe probleme të rënda financiare.

Njerëzit kanë kërkuar që ta gëzojnë sërish lirinë.

Pamje e një prej protestave të mbajtura në Berlin kundër masave të kufizimit. Policia ka përdorur topa uji për të shpërndarë protestuesit.
Pamje e një prej protestave të mbajtura në Berlin kundër masave të kufizimit. Policia ka përdorur topa uji për të shpërndarë protestuesit.

Lamtumira dhe kthimi i shpejtë i koronavirusit në Çeki

Në valën e parë të pandemisë, autoritetet çeke janë përshëndetur për një menaxhim shumë të mirë të situatës.

Pak të infektuar, pak viktima, ndonëse në izolim të plotë dhe me kufij të mbyllur.

Sapo janë hapur dyqanet dhe janë lehtësuar masat e kufizimit, banorët e Çekisë kanë organizuar festë në Urën e Karlit, me një tavolinë 500 metra të gjatë, për t’i dhënë lamtumirën koronavirusit.

Banorët e Çekisë duke drekuar në tavolinë 500 metra të gjatë në Urën e Karlit në qershor të vitit 2020.
Banorët e Çekisë duke drekuar në tavolinë 500 metra të gjatë në Urën e Karlit në qershor të vitit 2020.

Relativisht shpejt, Çekia e ka prekur ekstremin e kundërt.

Duke nisur nga fundi i vitit 2020 e deri në mars të vitit 2021, situata me pandeminë në Çeki ka marrë tatëpjetën.

Përveç përhapjes së varianteve të koronavirusit, situatës i ka kontribuuar edhe mungesa e vaksinave.

Pavarësisht situatës së rëndë, humorin nuk e kanë humbur të gjithë.

Një pastiçeri në Pragë ka shtuar në listën e ëmbëlsirave koronavirusin dhe vaksinat.

Ëmbëlsirat: koronavirusi dhe vaksina.
Ëmbëlsirat: koronavirusi dhe vaksina.

Lidhjet e njerëzve në botën e distancuar

Përveç mbylljes së kufijve dhe pamundësisë për të udhëtuar, shumë familjarë që jetojnë edhe brenda të njëjtin qytet, nuk janë parë me muaj.

Thirrjet si “Mbani distancën fizike” dhe “Vendose maskën”, i janë ngulitur secilit në kokë.

Megjithatë, njerëzit kanë gjetur mënyra për t’u përqafuar, dhe për t’ua kujtuar të tjerëve që dashuria nuk futet në karantinë.

Tre persona ecin afër një murali në të cilin shkruan “Dashurinë nuk e fusni dot në karantinë”
Tre persona ecin afër një murali në të cilin shkruan “Dashurinë nuk e fusni dot në karantinë”

Për shumë të tjerë, pandemia mund të ketë qenë edhe moment reflektimi.

Pyetjet e llojit “Si mund të ndodhë kjo? dhe “A është kjo jeta që dua për veten?”, kanë rezultuar me vendime që kanë ndryshuar rrjedhën e jetës.

Nëse vendosja e një apo dy maskave është kthyer në gjë normale, kjo gjë nuk vlen për tri të tilla.
Nëse vendosja e një apo dy maskave është kthyer në gjë normale, kjo gjë nuk vlen për tri të tilla.

Pak para përvjetorit të parë të pandemisë, një ilustrim është shpërndarë gjithandej në rrjete sociale me mesazhin “Marsi i vitit 2021 po vjen ndërkohë që ne ende jemi duke përtypur marsin e vitit 2020”.

Viti 2020 është përcjellë kryesisht me ndjenjë të hidhërimit, zemërimit dhe frikës.

Viti 2021, mund të jetë vit i përballjes me realitetin e ri.

A jemi gati?