Ndërlidhjet

Koreja e Veriut kritikon Ukrainën për inkursionin në Kursk


Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Fotografi nga arkivi.
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Fotografi nga arkivi.

Koreja e Veriut ka dënuar inkursionin e Ukrainës në Rusi, duke e cilësuar si një "akt të pafalshëm terrorist të mbështetur nga Uashingtoni dhe Perëndimi", duke shtuar se gjithmonë do të jetë përkrahë Rusisë, e cila sipas Phenianit po synon të mbrojë sovranitetin e saj.

“Ne dënojmë fuqishëm sulmin e armatosur ndaj teritorit rus nga regjimi i [presidentit ukrainas, Volodymyr] Zelensky, që është nën kontrollin dhe mbështetjen e SHBA-së dhe Perëndimit dhe e cilësojmë si një akt të pafalshëm agresioni dhe terrori”, tha Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut, përmes një deklarate të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA.

Koreja e Veriut në mënyrë dramatike ka intensifikuar lidhjet e saj me Rusinë vitin e kaluar, kur liderët e të dyja shteteve u zotuan të thellonin bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Në qershor të këtij viti, lideri verikorean, Kim Jong Un dhe presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkruar një marrëveshje për “partneritet gjithëpërfshirës strategjik”, që përfshin edhe marrëveshje për mbrojtje të përbashkët.

Koreja e Jugut, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Korenë e Veriut se furnizon me artileri dhe raketa Rusinë, të cilat më pas Moska i përdor në luftën kundër Ukrainës.

Koreja e Veriut dhe Rusia kanë mohuar këto pretendime.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG