Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
19:34 24.3.2022

Ukrainasja: Dua që kumbara ime në Moskë ta shohë shtëpinë time të shkatërruar

Forcat ruse kanë vazhduar grantimet në kryeqytetin ukrainas, Kiev, duke shkatërruar disa ndërtesa banimi më 23 mars. Një grua, shtëpia e së cilës u dëmtua nga granatimet, i bëri apel kumbarës së saj në Moskë, teksa tha se ajo duhet “të shohë” se forcat ruse po sulmojnë caqe civile, pavarësisht mohimeve nga Kremlini. ​

Ukrainasja: Dua që kumbara ime në Moskë ta shohë shtëpinë time të shkatërruar
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:21 0:00

19:00 24.3.2022

Biden: NATO është më e bashkuar se kurrë lidhur me Ukrainën

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, gaboi kur mendoi se NATO do të ishte e ndarë sa i përket Ukrainës.

Në një konferencë për media, Biden tha se pushtimi rus i Ukrainës ka rritur unitetin brenda NATO-s, Bashkimit Evropian dhe Grupit të shtatë vendeve më të industrializuara, G7.

“Ai nuk mendoi se ne mund ta ruanim këtë kohezion”, tha Biden duke iu referuar Putinit. Ai shtoi se NATO “nuk ka qenë kurrë më e bashkuar se sa është sot”.

“Putin po përballet me të kundërtën e asaj që ka menduar se do të ndodhte kur vendosi të hynte në Ukrainë”, tha Biden.

Shtetet e NATO-s dhe aleatët e tjerë kanë vendosur sanksione të ashpra ekonomike kundër Rusisë.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU

18:50 24.3.2022

Johnson: Ukraina nuk është vetëm

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, tha se shteti i tij duhet ta mbështesë Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

“Ky është vetëm fillimi”, tha ai pas takimit të liderëve të NATO-s.

Mbretëria e Bashkuar ka sanksionuar mbi 1,000 individë rusë dhe entitete dhe sipas Johson, këto janë sanksionet më të ashpra të Mbretërisë së Bashkuar.

“Mesazhi për Putinin është: Ukraina nuk është vetëm. Ne qëndrojmë me banorët e Kievit, Mariupolit, Lvivit dhe Donjeckut”, tha ai.

Ai tha se presidenti rus, Vladimir Putin, duhet të dështojë në përpjekjet e tij për ta pushtuar Ukrainën.

Kryeministri britanik, Boris Johnson. Fotografi nga arkivi.
Kryeministri britanik, Boris Johnson. Fotografi nga arkivi.

18:19 24.3.2022

Macron: Rusia edhe më e izoluar nga skena botërore

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se Rusia edhe më shumë është izoluar nga skena botërore.

Ai tha se është thelbësore që të shmanget përshkallëzimi i konfliktit dhe prandaj ai tha se NATO ka marrë vendim që të mbështesë Ukrainën, pa e futur veten në luftë kundër Rusisë.

Pas samitit të NATO-s, Macron tha se aleanca ushtarake po e rishikon pozicionin strategjik të saj si pasojë e luftës në Ukrainë.

Ai po ashtu tha se fuqitë perëndimore janë të gatshme të shtojnë sanksionet ndaj Rusisë nëse është e nevojshme, teksa ato po kërkojnë që të arrihet një armëpushim.

“Këto sanksione kanë ndikim dhe ne duhet të vazhdojmë që të kenë efekt më të madh”, tha ai.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG