Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
13:29 21.3.2022

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime shtesë për paqe

Negociatorët ukrainas dhe ata rusë kanë zhvilluar një bisedë 90-minutëshe të hënën – përmes video-lidhjes - dhe ekipet punuese do të takohen gjatë ditës, ka thënë një delegacion ukrainas.

“Sot do të punojmë gjithë ditën”, ka thënë delegati ukrainas dhe ligjvënësi, David Arakhamia sipas mediave ukrainase, transmeton Reuters.

12:53 21.3.2022

Çmimi i naftës mund të arrijë në “300 dollarë për fuçi nëse refuzohet nafta ruse”

Zëvendëskryeministri rus, Alexander Novak, ka thënë të hënën se çmimet e naftës mund të arrijnë në 300 dollarë për fuçi nëse nafta e papërpunuar ruse refuzohet nga Perëndimi.

Megjithatë, ai ka shtuar se diçka e tillë është pak e mundshme, ka thënë agjencia e lajmeve, TASS, transmeton Reuters.

Novak ka thënë se është e pamundshme për Evropën që të refuzojë naftën dhe gazin rus tani për tani.

11:57 21.3.2022

Ndër zhvillimet e fundit të luftës në Ukrainë:

  • Mariupoli vazhdon të përballet me situatë të rëndë. Rreth 300,000 njerëz janë të bllokuar, pa rrymë, ushqim dhe ujë, si dhe në bombardime të mëdha
  • Ukraina ka injoruar kërkesën e Rusisë për të dorëzuar këtë qytet, duke thënë se premtimet ruse për të hapur korridore humanitare, nuk janë të besueshme
  • Një deputet ukrainas nga Mariupoli ka thënë se Rusia është duke tentuar që t’i përballë banorët e Mariupolit me uri të madhe, mirëpo ka shtuar se qyteti nuk do të dorëzohet
  • Autoritetet ukrainase kanë thënë që të paktën tetë njerëz kanë vdekur kur një qendër tregtare dhe një numër shtëpish janë goditur në rajonin Podilski në Kiev
  • Njerëzit janë këshilluar që të strehohen pasi një tank 50-tonësh me gaz helmues është dëmtuar pas bombardimeve në central kimik afër qyteti Sumi, duke shkaktuar rrjedhje toksike të amoniakut
  • Kryetari i qytetit të Kievit ka njoftuar për orë policore në kryeqytet prej orës 20:00 me orën lokale të hënën deri në orën 07:00 me orën lokale të mërkurën
  • Ministri i Jashtëm i Lituanisë ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë presionin ndaj Rusisë dhe “nuk duhet të lodhet” nga vendosja e sanksioneve
11:43 21.3.2022

Kremlini: Nuk ka përparim të madh në bisedimet për paqe

Nuk ka asnjë përparim të madh në bisedimet për paqe në mes të Rusisë dhe Ukrainës, ka thënë Kremlini më 21 mars.

Duke folur para gazetarëve, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se duhet arritur përparim i madh në bisedime, para se të jetë i mundshëm takimi i presidentit rus, Vladimir Putin me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Rusia ka pushtuar Ukrainën më 24 shkurt, mirëpo forcat ukrainase kanë bërë rezistencë të madhe dhe Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë, me qëllim të largimit të forcave ruse nga territori ukrainas.

Zelensky ka bërë sërish thirrje për negociata me Putinin, në një intervistë të zhvilluar më 20 mars, në kanalin televiziv, CNN.

“Jam i gatshëm për negociata me të”, ka thënë Zelensky.

“Mendoj se pa negociata nuk mund të përfundojë kjo luftë”, ka thënë mes tjerash Zelensky për CNN.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG