Rusia u bën thirrje forcave ukrainase të dorëzojnë armët
Rusia, të dielën, u bëri thirrje forcave ukrainase të dorëzojnë armët në qytetin port lindor të Mariupolit, ku Moska tha se po ndodhte një “katastrofë e tmerrshme humanitare”.
“Dorëzoni armët”, ka thënë gjeneral-koloneli Mikhail Mizintsev, drejtor i Qendrës ruse të Menaxhimit Kombëtar të Mbrojtjes, në një konferencë, të cilën e ka shpërndarë nga Ministria e Mbrojtjes.
“Është zhvilluar një katastrofë e tmerrshme humanitare”, tha Mizintsev.
“Kushdo që dorëzon armët i garantohet një dalje e sigurt nga Mariupoli”.
Mizintsev tha se korridoret humanitare do të hapen nga Mariupoli në orën 10:00, sipas orës së Moskës, më 21 mars.
Kryeministri britanik premtoi vazhdimin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën
Kryeministri britanik Boris Johnson, në një bisedë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, të dielën pasdite, më 20 mars, premtoi mbështetje të vazhdueshme ushtarake për Ukrainën.
"Kryeministri theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për të punuar me partnerët ndërkombëtarë, për të koordinuar mbështetjen për forcimin e vetëmbrojtjes së Ukrainës”, thuhet në një deklaratë nga zyra e kryeministrit britanik.
Më deklaratë, gjithashtu thuhet se të dy udhëheqësit theksuan rëndësinë e sanksioneve për ushtrimin e presionit ndaj Putinit, si dhe dënuan sulmet ndaj civilëve të pafajshëm pas sulmit në Mariupol.
Zyrtari rus pranon se komandanti i marinës u vra në Ukrainë
Komandanti i lartë i flotës ruse të Detit të Zi u vra në Ukrainë, tha të dielën guvernatori i Sevastopolit, raportoi Reuters.
“Kapiteni Andrey Paliy, zëvendës komandanti i flotës, u vra gjatë luftimeve në qytetin port Mariupol, në lindje të Ukrainës”, shkroi guvernatori Mikhail Razvozhayev në Telegram.
Sevastopoli, në të cilin është baza kryesore e flotës ruse të Detit të Zi, ndodhet në gadishullin e Krimesë, të cilin Moska e aneksoi në 2014.
Mariupoli vazhdon të jetë skenë e disa prej tmerreve më të mëdha të luftës.
Çfarë po ndodh në këtë qytet dhe në qytete të tjera të Ukrainës?
A ka zhvillime të reja ushtarake?
Ku po ikin refugjatët ukrainas?
Më poshtë mund të mësoni disa prej gjërave kryesore rreth luftës: