Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
10:38 19.3.2022

Zyrtari ukrainas: Nëntë të vrarë nga granatimet në periferi të Zaporizhjas

Nëntë persona janë vrarë dhe 17 janë plagosur nga granatimet në periferi të qytetit të Zaporizhjas, thanë zyrtarët ukrainas të shtunën.

Sipas zëvendëskryetarit të këtij qyteti që ndodhet në jug të Ukrainës, Anatoliy Kurtiev, granatimet kanë ndodhur të premten.

Që atëherë, ushtria ka shpallur kufizimin e lëvizjes prej 38-orësh në Zaporizhja, qytet që po përballet me sulmet ruse me mortaja, me sulme me tanke, helikopterë dhe sisteme raketore, tha Kurtiev përmes një postimi në rrjetet sociale.

10:29 19.3.2022

Deputeti ukrainas: Kushtet në Mariupol janë “mesjetare”

Një deputet ukrainas i ka përshkruar kushtet në qytetin e rrethuar të Mariupolit si “mesjetare”.

Deputeti Dmytro Gurin, prindërit e së cilit janë bllokuar në Mariupol, që gjendet në jugperëndim të Ukrainës, tha për BBC se furnizimet me ushqim dhe ujë kanë arritur në nivele të ulëta.

“Banorët nuk kanë ushqim, por më e rëndësishmja kanë mungesë të ujit. Dhe disa ditë më parë, tanket filluan të sulmonin ndërtesat nënkatëshe, në mënyrë që njerëzit të mos mund të largoheshin. Të gjithë po qëndrojnë në banesat e tyre dhe në bodrume, duke menduar nëse do të vdesin pas një ore”, tha ai.

“Granatimet nuk ndalen kurrë dhe të shtënat nuk ndalen kurrë”, shtoi ai.

“Avionët kanë lëshuar qindra bomba gjatë 24 orëve”.

Një kompleks banimi në Mariupol i shkatërruar nga sulmet ruse. Kjo fotografi është bërë nga droni më 18 mars 2022.
Një kompleks banimi në Mariupol i shkatërruar nga sulmet ruse. Kjo fotografi është bërë nga droni më 18 mars 2022.

Gurin po ashtu u shpreh pesimist lidhur me mundësinë e hapjes së korridoreve humanitare nga ky qytet, duke thënë se “pala ukrainase po tenton të arrijë marrëveshje për hapjen e tyre, por Rusia gjithmonë ka vetëm fjalë”.

Ai tha se bombardimet kanë shkatërruar 30 për qind të ndërtesave të qytetit dhe 50 për qind e tyre janë dëmtuar rëndë.

“Shtëpia ime është djegur plotësisht”, tha ai.

10:12 19.3.2022

Mbështjellja e artit të Lvivit

Teksa qyteti perëndimor i Ukrainës, Lviv, po bëhet cak i sulmeve me raketa nga Rusia, banorët lokalë po tentojnë të mbrojnë thesaret e artit publik të qytetit.

09:44 19.3.2022

Ukraina shpreson për hapjen e dhjetë korridoreve humanitare

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.

Ukraina shpreson të evakuojë civilët gjatë së shtunës përmes dhjetë korridoreve humanitare në qytetet që gjenden në frontin e luftimeve me forcat ruse, tha zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk.

Ajo tha se janë pajtuar që të hapen korridore humanitare në qytetin e rrethuar të Mariupolit, edhe pse përpjekjet e mëhershme të autoriteteve ukrainase për të evakuuar banorët nga ky qytet, kryesisht kanë dështuar.

Ukraina dhe Rusia vazhdimisht kanë fajësuar njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimeve të përkohshme për evakuimet nga Mariupoli. Në këtë qytet besohet se 300,000 banorë kanë mbetur të bllokuar.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG