Me afrimin e zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fushata elektorale e dy kandidatëve, Kamala Harris dhe Donald Trump, intensifikohet me tubime gjithandej vendit. Suvenire të ndryshme nga kjo garë ndërmjet dy kandidatëve mund t'i shikoni të përmbledhura në këtë fotogaleri.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Koleksione nga fushata zgjedhore në SHBA
- Reuters

17
Një stoli me tematikë nga fushata e Donald Trumpit në Xhorxhia.

18
Një grua mban një distinktiv me moton "Le ta kryejmë punën!", të kandidates demokrate për presidente, Kamala Harris, në Viskonsin.

19
Produkte të ndryshme me imazhin e kandidatit republikan për president, Donald Trump, të ekspozuara për shitje para një tubimi zgjedhor.

20
Mbështetësit e kandidates demokrate për presidente të SHBA-së, Kamala Harris, në Atlanta.