Me afrimin e zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fushata elektorale e dy kandidatëve, Kamala Harris dhe Donald Trump, intensifikohet me tubime gjithandej vendit. Suvenire të ndryshme nga kjo garë ndërmjet dy kandidatëve mund t'i shikoni të përmbledhura në këtë fotogaleri.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Koleksione nga fushata zgjedhore në SHBA
- Reuters

9
Dy fëmijë treguan kreativitet kur u shfaqën me pantofla të dizajnuara me figurën e kandidatit republikan për president, Donald Trump, në Xhorxhia, SHBA.

10
Çanta e një pjesëmarrësi gjatë një aktiviteti elektoral të kandidates demokrate, Kamala Harris, në Miçigan.

11
Kukulla dhe kapela në mbështetje të kandidatit republikan për president, Donald Trump, gjatë një tubimi në Nevada.

12
Bluzë me postretin e pintuar të kandidates demokrate për president, Kamala Harris, në Arizona.