Ndërlidhjet

Kina përballet me valën më të rëndë të pandemisë prej 2020-s


Testim për koronavirus në Kinë. Fotografi nga arkivi.
Testim për koronavirus në Kinë. Fotografi nga arkivi.

Kina është duke u përballur me valën më të rëndë të pandemisë së koronavirusit, prej raportimit të rasteve të para në më shumë se dy vjet.

Komisioni shëndetësor i Kinës ka regjistruar më shumë se 4,300 infektime lokale dhe raste asimptomatike të dielën.

Disa miliona njerëz janë në izolim në Kinë, pasi shumë qytete kanë vendosur kufizime të pjesshme apo të plota në lëvizje.

Shangai, Shenzhen dhe Tangshan janë në mesin e qyteteve më të prekura.

Autoritetet kineze janë duke kryer edhe testime masive.

Në provincën Henan, studentëve u është thënë në shumë universitete që të mos largohen nga kampuset.

Për më shumë se dy vjet, Kina ka arritur të menaxhojë pandeminë përmes strategjisë zero raste me COVID-19.

Mirëpo prej përhapjes së variantit Omicron, numri i të infektuarve është rritur shpejt.

Autoritetet tani janë duke ndjekur një strategji “dinamike”, e cila parasheh kufizime afatshkurtra për të shmangur ndikimin në ekonomi dhe përditshmëri.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG