Kush është J.D. Vance, kandidati republikan për nënpresident të SHBA-së?
J.D. Vance, senator 39-vjeçar nga Ohajo, po garon si kandidat i Partisë Republikane për nënpresident të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkrah ish-presidentit Donald Trump. Vance iu fut politikës pasi fitoi famë me memoarin e tij, ku shkroi për jetën e tij të vështirë si fëmijë. Vance ka qenë kundërshtar i zëshëm i ndihmave për Ukrainën, dhe mbështetës i zhvendosjes së vendeve të punës dhe të industrive në SHBA. Ai ka qenë, po ashtu, kritik i madh i Trumpit, para se të ndryshonte qëndrim dhe t’i bashkonte forcat me ish-presidentin. (Përgatitën: Trim Haliti, Mimoza Sadiku dhe Ekrem Fazliu)
Përmbajtja
-
10 qershor 2025
Çfarë po ndodh në Los Anxhelos?
-
9 qershor 2025
Dëshmitë e dy policëve – si ndodhi sulmi në Banjskë?
-
6 qershor 2025
Brenda Muzeut të Kuranit të Shenjtë