Kallas në Prishtinë: Stabiliteti varet nga dialogu, jo nga konfrontimi
Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka zhvilluar vizitën e saj të parë në Beograd dhe Prishtinë, në përpjekje për të ringjallur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve nuk është thjesht përmirësim i raporteve, por një hap thelbësor për të ardhmen evropiane të të dyja vendeve. Kallas ka paralajmëruar ftesa për takim në Bruksel. Por, njohësit politikë në Prishtinë dhe Beograd shprehen skeptikë.