Ndërlidhjet

Eurodeputetja Kaili mohon përfshirjen në skandalin me Katarin


Eurodeputetja Eva Kaili gjatë takimit me ministrin e Punës së Katarit, Samikh Al Marri.
Eurodeputetja Eva Kaili gjatë takimit me ministrin e Punës së Katarit, Samikh Al Marri.

Eurodeputetja greke, Eva Kaili, e ka mohuar se ka qenë e përfshirë në një skandal të dyshuar me Katarin, mikpritësin të Kupës së Botës.

Ajo është një nga katër të dyshuarit e akuzuar. Policia belge gjeti 1.5 milionë euro tri lokacione të bastisura gjatë ditëve të kaluara.

Nënkryetarja greke ishte njëra nga 14 zëvendëspresidentët e Parlamentit Evropian. Me 652 vota për dhe një kundër asaj iu hoq mandati nga eurudeputetët.

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka folur për “ditë të vështira për demokracinë europiane”.

Pretendimet se Katari u ka dhënë ryshfet zyrtarëve të Bashkimit Evropian në përpjekje për të fituar ndikim përbëjnë "shqetësim të madh", tha dje presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Katari i ka mohuat këto pretendime.

Avokati i saj thotë se Kaili i mohon akuzat.

"[Eva Kaili] deklaron se është e pafajshme dhe se ajo nuk ka asnjë lidhje me marrjen e ryshfetit nga Katari", tha avokati i saj, Michalis Dimitrakopoulos për një televizion grek të martën.

Prokurorët kryen një sërë kontrollesh gjatë disa ditëve dhe thanë se rreth 600 mijë ishin gjetur në shtëpinë e një të dyshuari, 150 mijë euro në banesën e një eurodeputeti dhe 750 mijë euro në një valixhe në një dhomë hoteli në Bruksel.

I pyetur nëse ishin gjetur para në banesën e Kailit, avokati i saj tha: “Nuk e di nëse janë gjetur para apo shumën sa janë gjetur”.

Të dyshuarit e arrestuar nga policia belge janë akuzuar për "pjesëmarrje në një organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion", thanë prokurorët të dielën. Ata do të dalin para gjykatës të mërkurën.

Tre të tjerët mendohet se janë të gjithë italianë, duke përfshirë Pier Antonio Panzeri, një ish-deputet italian, i cili tani drejton një grup për të drejtat e njeriut.

Akuzat kanë hedhur hije mbi rolin e grupeve lobuese në Parlamentin Evropian. Një rekomandim për të lejuar udhëtimin pa viza në BE për Katarin u votua nga eurodeputetët këtë javë, por tani ai është anuluar.

Kërkimet janë bërë si në Itali ashtu edhe në Bruksel. Që nga e premtja, të dhëna në kompjuterët e 10 punonjësve të parlamentit janë “ngrirë” për të parandaluar zhdukjen e të dhënave të nevojshme për hetimin.

Parlamenti Evropian në Strasburg, votoi të martën me shumicë dërrmuese për heqjen e Kailit nga roli i saj si zëvendëspresidente.

Edhe grupi i qendrës së majtë të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian e suspendoi Kailin menjëherë.

Prokurorët në Greqi thanë gjithashtu se kanë ngrirë të gjitha asetet e saj.

Sipas raportimeve, ky hetim mund të përfaqësojë një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit në historinë e Parlamentit Evropian.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG