Java nëpërmjet fotografive
Fillimi i procesit të regjistrimit të popullsisë në Kosovë, shënimi i përvjetorit të rrethimit të Sarajevës dhe sulmet ruse në lagjet e banimit në Ukrainë janë tri nga ngjarjet e javës që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Trim Haliti)

17
Një ushtar ukrainas nga një njësit mobil i mbrojtjes ajrore kundër dronëve duke shtënë me një mitraloz nga pozicioni i tij, në rajonin e Çernhivit, në Ukrainë, më 28 mars.

18
Gra duke marrë pjesë në një funeral të mbajtur në Teheran, më 5 prill, për shtatë pjesëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit, të vrarë nga një sulm në Siri, për të cilin Irani fajësoi Izraelin.