Java nëpërmjet fotografive
Fillimi i procesit të regjistrimit të popullsisë në Kosovë, shënimi i përvjetorit të rrethimit të Sarajevës dhe sulmet ruse në lagjet e banimit në Ukrainë janë tri nga ngjarjet e javës që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Trim Haliti)

13
Një burrë, me një fotografi të udhëheqësit suprem iranian, Ali Khamenei, mbi ballin e tij, duke marrë pjesë në një demonstratë kundër Izraelit, në Sheshin e Palestinës, në Teheran, më 1 prill.

14
Myslimanë shi'itë pakistanezë duke marrë pjesë në një ceremoni për të kremtuar martirizimin e Imam Aliut, kalifit të katërt të islamit, në Lahore, më 1 prill.

15
Oleksandr Turovskiy, i biri 35-vjeçar i të cilit, Svyatoslavi, ishte në mesin e tetë burrave të ekzekutuar në një tokë të pashfrytëzueshme në Buça, në periferi të Kievit, në marsin e 2022-tës, duke vizituar varrin e djalit të tij, më 30 mars.

16
Një çift duke u puthur teksa po ecte pranë thasëve me rërë që mbronin dritaret e Pallatit të Kreativitetit të Fëmijëve, në Kiev, më 1 prill.