Java nëpërmjet fotografive
Rrëzimi i një aeroplani azerbajxhanas në Kazakistan, reshjet e borës në Kosovë dhe festimi i Krishtlindjeve në frontin e luftës në Ukrainë janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas, në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë. (Përgatiti: Trim Haliti)

1
Pamje nga lart që shfaq çatitë e shtëpive të mbuluara nga bora në Zhur, Kosovë, më 25 dhjetor 2024.

2
Prifti ushtarak, Yuriy, nga Brigada 24 e Mekanizuar, duke udhëhequr një shërbim kishtar gjatë Krishtlindjes për një njësit këmbësorie, afër qytezës në vijën e frontit, Çasiv Jar, në rajonin e Donjeckut, në Ukrainë.

3
Dy persona duke shtyrë një veturë një një rrugë gjatë reshjeve të borës në Prizren, Kosovë, më 25 dhjetor.

4
Specialistët kazakë të emergjencave duke punuar në vendin e rrëzimit të një aeroplani azerbajxhanas me pasagjerë, në qytetin perëndimor Aktau, më 25 dhjetor, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetëra persona.