Fotografitë e javës
Në këtë fotogaleri janë disa nga fotografitë e përzgjedhura nga ngjarje që shënuan javën që lamë pas, si dhe fragmente të jetës së përditshme nga rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

9
Një djalë duke luajtur në një trampolinë në periferi të Mazar-e Sharifit, Afganistan.

10
Një pamje e bërë nga lart tregon shtratin e tharë të një liqeni pranë Oroshazas më 10 shtator, në mes të një thatësire të vazhdueshme në Hungari.

11
Studentët pakistanezë të seminarit islamik Jamia Binoria Aalamia, gjatë mbajtjes së provimeve në qytetin port jugor të Karaçit.

12
Një banor vendas i plagosur qëndron brenda shtëpisë së tij të shkatërruar pas granatimeve, të cilat autoritetet lokale të instaluara nga Rusia i quajtën sulme ushtarake ukrainase, në Makijivka në rajonin Donjeck të pushtuar nga Rusia në Ukrainë.