Mini-maratona me karakter bamirës "Vrapo Babadimër" në Prishtinë, imazhe nga lufta në Ukrainë dhe protestat në disa qytete në Serbi janë vetëm tri nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një javë nëpërmjet fotografive

13
Një ushtar ukrainas duke drejtuar një automjet në një rrugë që të çon në qytetin Çasiv Jar, në rajonin lindor të Donjeckut.

14
Një grua duke qëndruar ulur pranë ndihmave ushqimore të shpërndara nga një fondacion bamirësie lokale në Mazar-i-Sharif, Afganistan.

15
Ekipet e shpëtimit duke bartur një civil të plagosur pasi një raketë ruse goditi një klinikë mjekësore private në Zaporizhja, Ukrainë.

16
Aktivistë të veshur me kostume kombëtare këndojnë këngë në një shfaqje Krishtlindjesh gjatë panairit Kurazh Bazar, në Kiev, Ukrainë, 14 dhjetor 2024.