Mini-maratona me karakter bamirës "Vrapo Babadimër" në Prishtinë, imazhe nga lufta në Ukrainë dhe protestat në disa qytete në Serbi janë vetëm tri nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një javë nëpërmjet fotografive

1
Të rritur e fëmijë marrin pjesë në ngjarjen "Vrapo Babadimër" në Prishtinë, Kosovë, për të mbledhur fonde për bamirësi.

2
Dy skuadra në Kabul duke garuar në fillim të sezonit të gjashtë të Premier Ligës Afgane Buzkashi më 11 dhjetor.

3
Një shitës duke pritur klientët mes kukullave Matryoshka të ekspozuara në Sheshin e Kuq të Moskës.

4
Qindra protestues u mblodhën jashtë transmetuesit kombëtar të Serbisë në Beograd për të kërkuar përgjegjësit për shembjen e një strehe prej betoni të stacionit të trenit që vrau 15 njerëz në qytetin e Novi Sadit, muajin e kaluar.