Java nëpërmjet fotografive
Festivali i kajakëve në Kosovë, lufta e vazhdueshme në Ukrainë dhe momente entuziazmi të olimpistëve nga Parisi 2024, janë disa nga ngjarjet e javës që lamë pas, prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

13
Njerëzit duke ecur përgjatë zbukurimeve me lule si pjesë e një festivali të dizajnit të peizazhit urban në Moskë, mes pushtimit të vazhdueshëm të Ukrainës nga Rusia.

14
Tymi ngrihet nga një kremator mbi varrezat e Baikove pas ceremonisë së varrimit të ushtarakut të ndjerë ukrainas, Sergiy Chornyi, në Kiev. Chornyi, një aktivist nga protestat e Euromaidanit të vitit 2014, vullnetarisht iu bashkua ushtrisë ukrainase dhe u vra në aksion pranë Çasiv Jarit.

15
Mbështetësit e partisë së Pakistanit Tehrik-e Insaf (PTI) lexuan Kuranin për të shënuar përvjetorin e burgimit të ish-kryeministrit dhe kryetarit të PTI-së, Imran Khan, në Karaçi. Më 5 gusht u bë një vit që kur Khan u burgos nën akuzat për korrupsion.

16
Një operues me nofkën "Yuri" demonstron aftësitë e një qeni robot në një vend të pazbuluar në Ukrainë. Qentë robotë të fshehtë dhe të shkathët së shpejti mund të bëhen një pamje e zakonshme në frontin e Ukrainës, duke zëvendësuar ushtarët në misione të rrezikshme si spiunimi i llogoreve ruse ose zbulimi i minave.