Gara vjetore e hedhjes nga një urë prej mbi 20 metrash lartësi në afërsi të Gjakovës, në Kosovë, fragmente nga sulmet mes Rusisë dhe Ukrainës dhe fenomeni i Superhënës, janë vetëm disa nga ngjarjet e javës që lamë pas në vendet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Java nëpërmjet fotografive

9
Avionët luftarakë të Forcave Ajrore Hungareze Gripen pikturojnë qiellin me ngjyrat e flamurit hungarez gjatë festimeve për të shënuar ditën kombëtare të vendit më 20 gusht.

10
Kapela ushtarake të mbushura me plumba janë parë gjatë një stërvitjeje të Brigadës 41 të Mekanizuar të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

11
Superhëna, e njohur si Hëna blu shihet mbi katedralen Alexander Nevsky në Sofje, Bullgari, 19 gusht 2024.

12
Një vajzë e vogël refugjate nga Ukraina duke fjetur mbi valixhet me rroba në fshatin veriperëndimor hungarez Kocs. Ajo është pjesë e një grupi prej rreth 120 refugjatësh nga Ukraina perëndimore, të dëbuar nga një strehimore pasi Hungaria po zbaton një dekret të Qeverisë që kufizon subvencionimin nga shteti për strehim vetëm për ata që janë prekur direkt nga lufta në Ukrainë.