Pasojat nga breshëria e raketave që lëshoi Irani ndaj Izraelit
Pas një sulmi iranian që me sa duket përfshinte raketa hipersonike, izraelitët u zgjuan më 2 tetor për të parë dëmet e shkaktuara. Sipas ushtrisë izraelite, Irani gjuajti më shumë se 180 raketa balistike në drejtim të Izraelit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Palestinezët në Ramallah mblidhen rreth një rakete që ra pas sulmit iranian.

6
Ekipet izraelite të urgjencës inspektojnë gropën e krijuar nga përplasja e një rakete iraniane pasi ajo goditi fillimisht ndërtesën e një shkolle në qendër të Izraelit.

7
Raketat e hedhura nga Irani mund të shiheshin në qiell nga qyteti verior i Izraelit, Baqa al-Gharbiyye.

8
Izraelitët strehohen në një kanal në përpjekje për t'u mbrojtur nga sulmet e 1 tetorit.
Dy baza ajrore izraelite u shënjestruan në sulmet dhe disa raketa ranë pranë selisë së agjencisë izraelite të spiunazhit Mossad në Tel Aviv.
Dy baza ajrore izraelite u shënjestruan në sulmet dhe disa raketa ranë pranë selisë së agjencisë izraelite të spiunazhit Mossad në Tel Aviv.