Ndërlidhjet

Inflacioni në Turqi arrin nivel rekord


Turqi, fotografi nga arkivi.
Turqi, fotografi nga arkivi.

Inflacioni vjetor i Turqisë u rrit në 73.5 për qind në maj, që është niveli më i lartë i regjistruar në 24 vjetët e fundit. Rritja e inflacionit besohet se është shkaktuar nga lufta në Ukrainë, rritja e çmimeve të energjisë dhe zhvlerësimit të lirës turke.

Turqia është përballur me rritje të inflacionit që prej vjeshtës së kaluar dhe monedha kombëtare turke është zhvlerësuar.

Niveli i inflacionit në maj të këtij viti është norma më e lartë që është shënuar që nga viti 1998, kur inflacioni kishte qenë 76.6 për qind. Megjithatë, parashikohet që inflacioni të arrijë në 76.55 për qind.

Çmimet e konsumit janë rritur për 2.98 për qind tha të premten Instituti turk i Statistikave.

Ndërkaq, çmimet e ushqimit dhe transportit janë rritur me 108, respektivisht 92 për qind gjatë vitit të kaluar.

Lira turke është dobësuar për 0.25 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe ky është niveli më i ulët i vlerës së saj që prej dhjetorit.

Ligjvënësit opozitarë në Turqi dhe ekonomistët kanë marrë me rezerva këto shifra të prezantuara nga Instituti turk i Statistikave, duke thënë se ata besojnë se niveli real i inflacioni është shumë më i lartë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG