Ndërlidhjet

Thaçi kërkon nga Shqipëria t’u lëshojë pasaporta qytetarëve të Kosovës


Presidenti Meta nis vizitën në Kosovë
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:02:36 0:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar nga homologu i tij nga Shqipëria, Ilir Meta që shteti shqiptar t’u lëshojë nënshtetësi qytetarëve të Kosovës në mënyrë që të shmanget nga izolimi, që sipas tij, i ka vënë Bashkimi Evropian Kosovës.

Bashkimi Evropian e ka sjell në një pozicion të izolimit klasik Kosovën, në veçanti me çështjen e liberalizimit të vizave. E vetmja shpresë në këtë moment për qytetarët e Kosovës që të lëvizin lirshëm, ka mbetur dhe i kërkova presidentit Meta dhe autoritete e tjera të Shqipërisë, që në përputhshmëri me Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjet dhe në përputhshmëro me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, tu jepet nënshtetësia qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Këto komente, Thaçi i ka bërë gjatë një konference të përbashkët me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, i cili po qëndron në Prishtinë.

Presidenti Meta është pritur në Prishtinë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me ceremoni shtetërore.

Presidenti Thaçi i ka ndarë homologut të tij nga Shqipëria çmimin, “Urdhri i Pavarësisë”, për meritat dhe angazhimet e Presidentit Meta për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Por, një shqetësim që ka ngritur me këtë rast, Thaçi kishte të bënte me izolimin e qytetarëve të Kosovës, për shkak të lënien anash të Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.

Ai tha se ka shumë studentë, punëtorë e qytetarë të Kosovës që për shkak të izolimit, nuk mund të shkojnë në vendet evropiane.

Shqetësimi im është se jemi tërësisht të izoluar dhe pa perspektivë në familjen euro-atlantike. Është nevojë imediate aktuale që qytetarët e Kosovës të pajisen me nënshtetësi shqiptare që të lëvizin lirshme në Evropë”, ka thënë Thaçi.

Ndërkohë, presidenti Ilir Meta tha se ndodhet në një pozitë mjaft të vështirë, ngase ka shumë kërkesa nga qytetarët e Kosovës që të marrin nënshtetësinë e Republikës së Shqipërisë për t’i shpëtuar bllokadës në të cilën ai tha se padrejtësisht janë vënë.

Theksojmë domosdoshmërinë e dhënies fund të këtij izolimi, për të mos thënë këtij diskriminimi që u është vënë qytetarëve të Kosovës dhe ka sjellë këtu një frustrim për shkak të faktit se janë të vetmit qytetar në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzojnë këtë mundësi”, ka thënë Meta.

Ai tha se e konsideron të padrejtë kushtëzimin që i është vënë Kosovës me ratifikimin e Demarkacionit dhe liberalizimit të vizave.

"Unë besoj se vendimi është i padrejtë për të kushtëzuar liberalizmin e vizave më çështjen e Demarkacionit. Është e domosdoshme që me shumë mençuri të zgjidhet dhe të kalohet çështja e Demarkacionit, pasi që kjo është mjaft e rëndësishme, jo vetëm liberalizimin e vizave po për gjithë perspektiven dhe evropiane dhe euro-atlantike të Kosovës", tha presidenti Meta.

Presidenti Meta është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pastaj me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Vizita e parë shtetërore e Presidentit të Shqipërisë në Kosovë përmban edhe takimin me krerët e partive parlamentare si dhe homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin e Memorialit “Adem Jashari”, në Prekaz-Skënderaj.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG