Teksa kostoja e jetesës po vazhdon të rritet, duke e bërë banimin e përballueshëm të paarritshëm, hungarezët e rinj po zgjedhin të jetojnë në vende alternative, si kasollet. (Përgatiti: Trim Haliti)
Alternativa e hungarezëve për banim të lirë

9
Ndërtimi i kasolles më të madhe merr rreth tri ditë kohë. Në Hungari, ekzistojnë disa ndërtues kasollesh, dhe shumica prej tyre kanë njoftuar se kanë marrë shumë kërkesa dhe porosi të reja.

10
Ndërtuesi i kasolleve, Gabor Adorjan, ka thënë se janë rritur kërkesat për kasollet më të mëdha, të cilat përgjithësisht përdoren për banim, dhe se ai është i zënë me punë deri verën e ardhshme.

11
Sipas Adorjanit, ekzistojnë rreth 1.000 kasolle nëpër hungari, dhe më shumë e më shumë sosh po përdoren për banim. Më herët, ato përdoreshin vetëm nga turistët apo nga njerëzit e shkëputur nga bota.

12
Kasollet janë po ashtu më të lira dhe më të lehta për t’u ngrohur, teksa ajri qarkullon nëpër një hapësirë të vetme rrethore, e cila e mban ngrohtësinë më gjatë, përderisa muret janë të izoluara, ka thënë Adorjan. “Edhe stufa më e vogël mund ta ngrohë një kasolle brenda një kohe të shkurtër”.