Shteti që do ta përcaktojë presidentin e ri të SHBA-së
Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, dhe ish-presidenti Donald Trump janë në garë të ngushtë presidenciale. Që të dy kanë shpenzuar kohë dhe para në shtetet që mund t’i fitojë në fund cilido, duke i kushtuar kujdes veçanërisht Pensilvanisë. Ky është më i madhi prej “shteteve të luhatshme”, ku një dallim prej vetëm disa mijëra votash mund të mjaftojë për të përcaktuar fituesin. Në qytetet e ndara politikisht, si Skranton, votuesit thonë se inflacioni, imigracioni dhe të drejtat riprodhuese janë çështje që do t’i shtyjnë ata drejt vendvotimeve në nëntor. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)
Përmbajtja
-
14 nëntor 2024
Debati për edukatën seksuale: Çka është e vërtetë e çka jo?
-
14 nëntor 2024
Ukrainasit përballë bombardimeve dhe acarit
-
13 nëntor 2024
Qyteza ukrainase që paqen e pret nga pëllumbat
-
12 nëntor 2024
Ku e shpenzojnë buxhetin familjar kosovarët?