Ndërlidhjet

Gjykata Kushtetuese 'bekon' referendumin


Qytetarët valëvisin flamujt e Maqedonisë dhe BE-së, teksa marrin pjesë në një tubim në mbështetje të referendumit të 30 shtatorit.
Qytetarët valëvisin flamujt e Maqedonisë dhe BE-së, teksa marrin pjesë në një tubim në mbështetje të referendumit të 30 shtatorit.

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë ka hedhur poshtë disa iniciativa që kishin për qëllim vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit të Parlamentit të Maqedonisë, për shpalljen e referendumit për çështjen e emrit.

Për refuzimin e iniciativës votuan shtatë gjykatës kushtetues, ndërsa për pranimin e kësaj iniciative kishte vetëm dy vota.

Iniciativën për anulimin e vendimit për referendum dorëzuan partia politike e Majta dhe Kongresi Botëror Maqedonas, nën arsyetimin se pyetja e referendumit shkakton më shumë huti dhe se nuk ishin respektuar procedurat ligjore.

Osman Kadriu, gjykatës i Gjykatës Kushtetuese ka theksuar se nuk ka kurrfarë bazë ligjore për anulimin e mbajtjes së referendumit më 30 shtator.

“Vendimi për organizimin e referendumit në asnjë mënyrë nuk mundet që të thuhet se është i paligjshëm, pasi që është miratuar me shumicë të votave në organin ligjvënës”, tha gjykatësi Osman Kadriu duke sqaruar se nuk mund të ketë ndonjë mashtrim kur qytetarët thirren të shprehin mendimin e tyre për një çështje konkrete.

Një person mban në duar një pankartë ku shkruan “Po për Maqedoninë evropiane”.
Një person mban në duar një pankartë ku shkruan “Po për Maqedoninë evropiane”.

Përderisa nismëtarët e kësaj iniciative janë shprehur të pakënaqur nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese duke theksuar se pas kësaj mbetet që qytetarët të bojkotojnë referendumin si mekanizëm I vetëm juridik për të penguar të njëjtin.

“Vlerësojmë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të përforcojë vendimin e qytetarëve për të bojkotuar referendumin, përkatësisht të mos dalin të votojnë më 30 shtator”, ka thënë Todor Petrovnga nga Kongresi Botëror Maqedonas.

Sipas tij, në referendum qytetarët duhet të shprehen se a e mbështesin marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe jo edhe për atë se a janë për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.

Por, Mersim Maksuti, ligjërues i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Tetovës për Radion Evropa e Lirë thotë se me vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese filtrohet çdo mjegullim se pyetja për referendumin është e paqartë ose shumica parlamentare ka shkelur ndonjë normë ligjore gjatë shpalljes së mbajtjes së referendumit.

“Pa mëdyshje se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i prerë dhe përfundimtar dhe nuk lë hapësirë për asnjë dilemë. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk interpretohen dhe duke u nisur nga ky fakt, tani të gjitha paqartësitë, dilemat bien poshtë se pyetja e referendumit është kontestuese, përkatësisht jo mjaftueshëm e precizuar qartë”, thekson Maksuti duke shtuar se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, çdo thirrje për bojkot nën arsyetimin se janë shkelur dispozitat ligjore është e pakuptimtë përderisa Gjykata Kushtuese është shprehur qartë për këtë çështje.

(Video: Mesazhi i sekretarit Mattis për qytetarët e Maqedonisë lidhur me referendumin)

Mesazhi i sekretarit Mattis për qytetarët e Maqedonisë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:57 0:00

Qytetarët e Maqedonisë më 30 shtator do të duhet të prononcohen rreth pyetjes së referendumit: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Zyrtarët e lartë të SHBA-së dhe BE-së gjatë vizitave të shpeshtuara në Maqedoni, në prag të mbajtjes së referendumit, kanë theksuar se referendumi i suksesshëm jo vetëm që hap dyert e anëtarësimit të Maqedonisë në strukturat euroatlantike për vendin, por vota në referendum paraqet një vendim historik për të ardhmen e vendit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG