Drejt territ: Gjermanët përgatiten për dimër pa gaz rus
Dritat janë fikur në monumentet e famshme dhe gjermanët po grumbullojnë dru dhe qymyr pasi rrjedhat e gazit nga Rusia po bëhen gjithnjë e më të pasigurta. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
![Një punëtor duke mbushur thasët me qymyr në Hans Engelke Energie, një kompani produktesh për ngrohje, në Berlin më 10 gusht. Në gusht, kreu i Engelke Energie i tha AFP-së se këtë vit klientët e rinj kishin arritur masivisht duke shtuar kërkesat për qymyr dhe produkte druri. Ai tha se i kishte shtyrë pushimet e tij për të vazhduar me përmbushjen kërkesave të klientëve. “Ata që ngrohen me gaz, por që ende kanë një stufë [me qymyr] në shtëpi, tani të gjithë duan të kenë qymyr”, tha ai.](https://gdb.rferl.org/013e0000-0aff-0242-06d1-08da867727ca_w1024_q10_s.jpg)
9
Një punëtor duke mbushur thasët me qymyr në Hans Engelke Energie, një kompani produktesh për ngrohje, në Berlin më 10 gusht.
Në gusht, kreu i Engelke Energie i tha AFP-së se këtë vit klientët e rinj kishin arritur masivisht duke shtuar kërkesat për qymyr dhe produkte druri. Ai tha se i kishte shtyrë pushimet e tij për të vazhduar me përmbushjen kërkesave të klientëve. “Ata që ngrohen me gaz, por që ende kanë një stufë [me qymyr] në shtëpi, tani të gjithë duan të kenë qymyr”, tha ai.

10
Kisha Frauenkirche në Dresden u pa e pandriçuar më 22 gusht.
Disa kanë shprehur frikë nga trazirat eventuale masive në Gjermani pasi dimri po afron dhe energjia vazhdon të jetë e kufizuar dhe më e shtrenjtë. Kancelari Olaf Scholz kohët e fundit e përshkroi rritjen e kostove të energjisë si një "fuçi baruti për shoqërinë".

11
Një terminal lundrues i gazit natyror të lëngshëm ishte në ndërtim pranë Wilhelmshaven më 16 gusht.
Gjermania është duke ndërtuar dy terminale gazi që do të thjeshtojnë importet nga vendet e tjera, ndërsa po përpiqet të sigurojë me kohë furnizime të mjaftueshme për dimër. Berlini synon të mbushë rezervat e gazit në 95 për qind deri në nëntor.

Facebook Forum