Drejt territ: Gjermanët përgatiten për dimër pa gaz rus
Dritat janë fikur në monumentet e famshme dhe gjermanët po grumbullojnë dru dhe qymyr pasi rrjedhat e gazit nga Rusia po bëhen gjithnjë e më të pasigurta. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Kështu dukej bregu i famshëm i Dresdenit në mbrëmjen e 22 gushtit. Dritat e ndezura zakonisht shfaqin arkitekturën e qytetit gjermano-lindor, por javët e fundit kjo vijë horizonti nuk është ndriçuar.

2
Njerëzit duke shijuar një mbrëmje verore pranë Katedrales qendrore të Berlinit.
Edhe në Berlin, vendet historike të qytetit qëndrojnë kryesisht të pandriçuara pas perëndimit të diellit.
Edhe në Berlin, vendet historike të qytetit qëndrojnë kryesisht të pandriçuara pas perëndimit të diellit.

3
Në Berlin po ndizet vetëm minimumi i llambave të gazit.
Masat e kursimit të energjisë janë pjesë e një përpjekjeje të Gjermanisë për të reduktuar konsumin e saj të energjisë dhe grumbullimin e gazit teksa furnizimet nga Rusia bëhen gjithnjë e më të pasigurta.

4
Një cep i Rajhstagut të Berlinit në muzg.
Gjermania mbështetet shumë te Rusia për nevojat e saj energjetike. Para pushtimit të Ukrainës nga Kremlini më 24 shkurt, 55 për qind të gazit Gjermania e blinte nga Rusia.
Gjermania mbështetet shumë te Rusia për nevojat e saj energjetike. Para pushtimit të Ukrainës nga Kremlini më 24 shkurt, 55 për qind të gazit Gjermania e blinte nga Rusia.
Facebook Forum