Një objekt shkollor me “dy fytyra”
Në një objekt në Ferizaj janë të vendosura dy shkolla: gjimnazi "Dr. Shaban Hashani" dhe shkolla e mjekësisë “Elena Gjika”. Por, gjendja në këto dy shkolla është krejtësisht e ndryshme. Në të vijojnë mësimin gjithsej 2.058 nxënës, por ata që ndjekin mësimin në gjimnaz, kanë banka të dëmtuara, dyer të thyera e tualete në gjendje të keqe. Ndërkaq, nxënësit e mjekësisë kanë kushte më të mira, pasi në pjesën ku është vendosur kjo shkollë, ka pasur investime, në bashkëpunim me prindërit.

13
Nxënësit brenda një klase, dera e së cilës është e dëmtuar.

14
Në objektin ku tani gjendet gjimnazi dhe shkolla e mjekësisë, paraprakisht kishte qenë shkolla fillore “Gjon Sereçi”. Arsyeja e zhvendosjes së gjimnazistëve në këtë objekt, sipas drejtuesve, ishte pasi kushtet ishin aspak të përshtatshme për vijimin e mësimit të filloristëve në këtë objekt. Kushtet, të paktën në pjesën ku gjendet gjimnazi, vazhdojnë të jenë të rënda.

15
Një nxënës duke lozuar në oborrin e shkollës, ku gjendet një kosh basketbolli.

16
Por, gjendja është dukshëm më e mirë në shkollën e mjekësisë "Elena Gjika", që gjendet në po të njëjtin objekt me gjimnazin. Në shkollën e mjekësisë vijojnë mësimin 758 nxënës.