Ndërlidhjet

Protesta në Izrael dhe në mbarë botën, kërkohet ndërprerja e luftës në Gazë

Mijëra australianë iu bashkuan tubimeve propalestineze më 24 gusht, në një kohë kur marrëdhëniet mes Izraelit dhe Australisë janë të tensionuara pas vendimit të qeverisë së qendrës së majtë për të njohur shtetin palestinez.

Grupi i Veprimit Palestinez njoftoi se në mbarë Australinë janë mbajtur mbi 40 protesta, përfshirë tubime masive në qytetet kryesore si Sidnei, Brisbane dhe Melburn.

Protesta janë zhvilluar edhe në qytete të tjera në mbarë botën, nga Turqia deri në Senegal, Danimarkë dhe Greqi, ku është kërkuar nga Izraeli të ndalë luftën në Gazë.

Ndërkohë, edhe brenda vetë Izraelit, protestuesit gjatë fundjavës i kërkuan kryeministrit Benjamin Netanyahu të përfundojë operacionet në Gazë dhe të kthejë pengjet në shtëpi.

Nëpërmjet pankartave, ata paralajmëruan se vazhdimi i operacioneve vetëm sa rrezikon jetën e pengjeve të mbetura, të cilat mbahen nga Hamasi – organizata palestineze që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë terroriste – që prej sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit, pas të cilit Izraeli nisi luftën në Gazë.


Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG