Me gjithë rrezikun nga nxjerrja e gishtave nga vendi dhe tendosjes së muskujve, më shumë se 150 burra bavarezë u mblodhën për të garuar në kampionatin e veçantë kombëtar të Gjermanisë "Fingerhakeln", ose “Mundja me gishtërinj”.
Mundësit e gishtërinjve u takuan më 12 maj në një tendë të madhe birre në fshatin e vogël jugor Bernbeuren.
Rreth njëmijë vizitorë brohorisnin për konkurrentët vetëm meshkuj, ndërsa pinin birra dhe hanin salsiçe gjermane me famë botërore, të shoqëruar me muzikë bavareze që mbushte atmosferën.
Mundja e gishtërinjve, një sport i njohur konkurrues në rajonin alpin të Gjermanisë dhe në Austrinë fqinje, filloi si një mënyrë për t'i zgjidhur mosmarrëveshjet ndërmjet njerëzve.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)