Fusha e Narcisit: Perlë e fshehur e Ballkanit
Rreth 20 kilometra në lindje të Kukësit, një qytet në veri të Shqipërisë, dhe rreth 30 kilometra në jug të Dragashit në Kosovë, mes Novosejit dhe Shishtavecit, gjendet një fushë me lule narcisi. Varësisht nga moti, lulet e narcisit lulëzojnë çdo vit nga 20 deri më 30 maj. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Lulja e narcisit shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 15 hektarësh.

6
Ky është një rezervat natyror. Thuhet se një gjë e tillë "nuk ekziston askund në Ballkan, përveç në një zonë shumë më të vogël në Slloveni".

7
Sadik Idrizi, profesor në pension i Gjuhës Boshnjake, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se në këtë fushë me lule vjen disa herë në vit, të cilën e quan "livadhi i rinisë".

8
"Sa herë që vij këtu, ndiej një rikthim kozmik në natyrë. Edhe pse së shpejti do të mbush 70 vjeç, këtu ndihem si një i ri 20 vjeç", tha Idrizi.