Në frontin e Ukrainës, ku ushtarët thonë se paqja është shpresë e largët
Trupat ruse po i intensifikojnë sulmet e tyre ndaj pozicioneve ukrainase në vijën e frontit, afër qytetit të Pokrovskut. Ushtarë ukrainas i kanë thënë projektit të Radios Evropa e Lirë, Current Time, se besojnë që forcat ruse nuk do ta ndalin përparimin e tyre, edhe nëse arrihet një marrëveshje armëpushimi. Në Rodinske, një qytezë në frontin e luftës, afër Pokrovskut, e cila u sulmua nga dronët, banorët thonë se po mbajnë ende shpresa për paqe. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)
Përmbajtja
-
11 dhjetor 2025Si po marrin kompanitë kineze punë në Serbi pa tender?
-
11 dhjetor 2025Bullgarët dalin sërish në rrugë, kërkojnë Qeveri të re
-
8 dhjetor 2025Kriza e thatësisë: Irani synon të blejë ujë nga fqinjët
-
7 dhjetor 2025Projektet e dhëndrit të Trumpit ndezin polemika në Beograd