Fotografitë e javës
Dita Ndërkombëtare e Gruas, protesta jashtë e përleshje brenda Kuvendit të Serbisë e luftimet në Ukrainë janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas nëpër rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Udhëheqësi i juntës ushtarake të Birmanisë, Min Aung Hlaing, merr pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorave në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Moskë, ndërsa ishte në një vizitë në kryeqytetin rus më 4 mars.

6
Makinat duke u djegur pas një sulmi rus me dronë në qytetin port ukrainas të Odesës.

7
Njerëzit duke blerë në një dyqan në Pazarin e Madh në kryeqytetin iranian, Teheran.

8
Ushtarët ukrainas qëllojnë me një obus vetëlëvizës drejt pozicioneve ruse në vijën e frontit pranë qytetit Çasiv Jar në rajonin e Donjeckut.