Fushata e vaksinimit të fëmijëve kundër polios në Afganistan, ndotja e ajrit në qytetin e Sarajevës dhe zbukurimet në qytete të ndryshme për festat e fundvitit janë ndër ngjarjet që shënuan javën që lamë pas në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fotografitë e javës

13
Një tren me avull i zbukuruar për festat e fundvitit lëviz përgjatë një hekurudhe në qytetin siberian Krasnoyarsk.

14
Një fëmijë bën një xhiro në panairin e Krishtlindjeve në kryeqytetin rumun, Bukuresht.

15
Ushtarët qëndrojnë roje ndërsa njerëzit mblidhen përpara një peme të ndriçuar të Krishtlindjes dhe dekorimeve të tjera në sheshin qendror Ala-Too në Bishkek.

16
Një tigër në kopshtin zoologjik të qytetit të Kievit në Ukrainë.