Fotografitë e javës
Përmbytjet nga reshjet e dendura në në Bosnje e Hercegovinë, shënimi i Vitit të Ri hebre dhe evakuimet e vazhdueshme nga Libani si pasojë e luftimeve, janë disa nga ngjarjet e javës që lamë pas prej nga REL-i sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Ndërtesat e banimit reflektohen në një fushë futbolli të përmbytur pas shiut të dendur në fshatin Kishelak në Bosnjë e Hercegovinë.

6
Një burrë hidhet nga mbetja e një rakete balistike në shkretëtirë, pas një sulmi nga Irani ndaj Izraelit, pranë qytetit jugor izraelit të Aradit.

7
Perëndimi i diellit mbi kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, me rezidencën presidenciale në plan të parë.

8
Një djalë i vogël afgan duke ngarë biçikletën pranë një gruaje të veshur me burka përgjatë një rruge në periferi të Mazar-i-Sharifit.