Fotografitë e javës
Radio Evropa e Lirë bëri një përzgjedhje fotografish që shënuan javën e 22-të të vitit 2024 në rajonet ku ajo transmeton program. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

9
Një burrë që mban një flamur të Brigadës së 55-të të Artilerisë të Ukrainës, gjunjëzohet në një zonë përkujtimore me flamuj të Ukrainës dhe të vendeve të tjera që përkujtojnë luftëtarët e rënë, Sheshi i Pavarësisë në Kiev.

10
Burrat mbulojnë kokën me një leckë të lagur për t'u freskuar dhe për të shmangur diellin gjatë një dite të nxehtë vere në Pakistan.

11
Protestuesit gjeorgjianë marshojnë kundër projektligjit për "agjentët e huaj" në Tbilisi.

12
Të pranishmit i bëjnë nderimet e tyre mbretit të ndjerë Ferdinand I të Bullgarisë gjatë ceremonisë së varrimit në Pallatin Mbretëror, Vrana, në Sofje.