Hyrja në fuqi e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës që pamundëson përdorimin e dinarit serb; përkujtimi për viktimat e Holokaustit; një dënim i radhës për ish-kryeministrin e Pakistanit, Imran Khan, pasi iu ndalua gara në zgjedhjet e 8 shkurtit e lufta në Ukrainë. Këto janë disa nga ngjarjet e javës që lamë pas prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografi të përzgjedhura.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fotografitë e javës

13
Një protestues i drejtohet një turme gjatë një takimi në Sheshin e Pavarësisë në Kiev.

14
Zjarrfikësit duke shuar zjarrin në një ndërtesë të shkatërruar si pasojë e bombardimeve së fundi në një zonë banimi në Donjeck në Ukrainën e pushtuar nga Rusia.

15
Një anëtar i komunitetit hebre të Rumanisë reagon teksa merr pjesë në një ceremoni përkujtimore për viktimat e Holokaustit në sinagogën Coral në Bukuresht.

16
Fëmijët udhëtojnë me një furgon pas mësimit në një shkollë në periferi të Talagangut, Pakistan.