Një javë nëpër fotografi
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, shkëmbimi i disa të burgosurve ndërmjet Rusisë janë vetëm dy nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas nëpër rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

13
Vizitorët qëndrojnë përpara një vepre artistike që përshkruan presidentin e SHBA-së, Donald Trump (majtas), presidentin rus, Vladimir Putin (në mes) dhe presidentin kinez, Xi Jinping, në një ekspozitë të titulluar Jalta 2.0 në gadishullin ukrainas të okupuar të Krimesë.

14
Statuja e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, e mbuluar nga bora në sheshin me emrin e tij në kryeqytetin kosovar, Prishtinë.

15
Banorët ngasin biçikleta pranë një makine të shkatërruar nga sulmet ushtarake ruse në Pokrovsk.

16
Anëtarët dhe mbështetësit Pashtun Qami Jirga protestuan në distriktin Khyber, në veriperëndim të Pakistanit, më 9 shkurt duke kërkuar lirimin e udhëheqësit të tyre, Malak Naseer Kuki Khel, dhe të burgosurve të tjerë politikë.