Hapja e Muzeut të Fëmijëve të Luftës në Prishtinë, protestat masive të studentëve në Serbi dhe zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas nëpër rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Java nëpërmjet fotografive

9
Një tregtar duke shitur kikirikë në Peshavar, Pakistan.

10
Gazetat e përditshme iraniane në një stendë gazetash në Teheran më 21 janar përfshijnë Sazandegi (në mes), e cila në ballinë kishte një artikull për presidentin e SHBA-së, Donald Trump, me titullin "Trump again".

11
Një ushtar ukrainas i Brigadës së 110-të të Mbrojtjes Territoriale të Forcave të Armatosura të Ukrainës mban një mace brenda në një llogore në vijën e frontit në rajonin e Zaporizhjas.

12
Njerëzit në kabinat e votimit në një qendër votimi gjatë zgjedhjeve presidenciale të Bjellorusisë, Minsk më 26 janar.